Policia londineze arreston 500 aktivistë të mbrojtjes së mjedisit
Rreth 500 persona janë arrestuar në Londër që kur të hënën filluan protestat e aktivistëve për mbrojtjen e mjedisit, ka bërë me dije të enjten policia britanike.
“Deri të enjten më shumë se 500 persona janë arrestuar për shkak të prishjes së rendit dhe paqes dhe obstruksioneve të komunikacionit nëpër rrugë”, ka theksuar policia londineze.
Demonstruesit kërkojnë aksion urgjent të Qeverisë në zgjidhjen e problemit të ndryshimeve klimatike dhe krizës ekologjike. U bllokuan rrugët kryesore dhe frekuentuese në Londër, mes tjerash, ura Waterloo dhe rruga Oxford, shkruan “The Guardian”.
Demonstruesit, të mbledhur rreth organizatës “Extinction Rebellion“ e cila përpiqet për mbrojtjen e mjedisit jetësor, kërkojnë nga Qeveria që të pranojë se ekziston krizë lidhur me ndotjen e mjedisit, të sjell politika juridikisht obliguese për uljen e emetimit të karbonit deri në vitin 2025 dhe të formojë kuvend qytetarësh i cili do të mbikëqyrte ndryshimin për arritjen e qëllimit.
Organizata ka premtuar të rrisë intensitetin e protestave dhe në rrugë do të jetë sipas nevojës. Ata njoftuan se do të ndërpresin punën e Aeroportit Heathrow të premten, nëse kërkesat e tyre nuk do të përmbushen.