Policia mban takim për gjendjen e përgjithshme në trafikun rrugor

11 mars 2021 | 18:58

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë u mbajt një takim ndërmjet akterëve kryesorë në Policinë e Kosovës, ku u diskutua për gjendjen e përgjithshme në trafikun rrugor dhe masat e mëtejme që duhet ndërmarr për menaxhimin sa me efikas të trafikut në vendin tonë.

Takimi u mbajt nën drejtimin e drejtorit për Operacione në Policinë e Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, i cili ishte i shoqëruar nga drejtori i Divizionit për Siguri Publike nënkolonel Arbnesh Ajvazi, drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor nënkolonel Jeton Rexhepi dhe të tjerë.

Pjesëmarrës, gjithashtu ishin edhe përfaqësues të tjerë përfshirë, shefat e njësive rajonale të trafikut dhe të Njësisë për kontroll të autostradave.

Në këtë takim u diskutua për gjendjen në trafik përgjatë viteve si dhe gjendjen aktuale, ku u vlerësua nevoja e bashkërendimit të të gjithë akterëve përfshirë edhe institucioneve tjera relevante për krijimin e kushteve dhe rrethanave më të mira për sigurinë e përgjithshme rrugore.

U potencua edhe roli dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm i mediave në përgjithësi, në funksion të prezantimit dhe ofrimit të informacioneve për publikun lidhur me aktivitetet/operacionet policore, fushatat vetëdijsuse dhe planet e programet për parandalim dhe vetëdijesim.

Gjithashtu u konfirmua se Policia e Kosovës do të vazhdojë në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore përmes planifikimeve konkrete operacionale për menaxhimin dhe kontrollin e trafikut në vend, në mënyrë që të kemi një siguri edhe më të madhe nëpër rrugët tona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditët e fundit po flitet shumë për të ardhmen…