Policia mbyll 17 qendra masazhi, 15 lokale të muzikës ‘live’ dhe arreston 14 persona
Drejtoria për Hetimin e Trafilkimit me Njerëz e Policisë së Kosovës ka qenë pjesë e zbatimit të operacionit “Operation Chain”, i cili është zhvilluar njëkohësisht në 47 shtete të botës.
Policia ka bërë me dije e për një javë është zbatuar plani operativ “Stuhia 2023”, ku janë inspektuar lokale të muzikave “live”, qendra të masazhit e kontrolle të shtuara në pikë-kalimet kufitare.
Sipas njoftimit, gjatë këtij operacioni janë arrestuar 14 persona të dyshuar për veprën penale “trafikim me njerëz”
“Referimi i 6 rasteve në stacione policore për armë-mbajtje pa leje, dëmtim të vulave zyrtare dhe hapje ilegale të lokaleve të mbyllura”.
“Inspektimi/kontrollimi i 55 lokaleve ‘muzike live’, në të cilat janë legjitimuar 377 punëtore, nga te cilët 275 të gjinisë femërore, 188 shtetas të huaj. Nga lokalet e kontrolluara, 15 janë mbyllur nga institucioni përkatës për shkelje administrative”, ka njoftuar policia.
Më tutje, policia ka bërë me dije se ka mbyllur 17 qendra masazhi për shkelje administrative.
“Inspektim i 51 ‘qendrave të masazhit’, në të cilat janë legjitimuar gjithsej 153 punëtore, nga të cilët 129 të gjinisë femërore dhe 33 shtetas të huaj”, ka njoftuar policia e Kosovës.