Policia mbyll pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak

10 dhjetor 2022 | 18:36

Policia e Kosovës ka mbyllur rrugët që çojnë për në pikëkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

“Bazuar në vlerësimet policore, po ashtu si masë paraprake e sigurisë, përderisa ka disa bllokime edhe në rrugën në drejtim të pikës kufitare Bërnjak, Policia e Kosovës tani ka mbyllur përkohësisht për qarkullim edhe këtë pikë kufitare. Meqë tani dy pikëkalimet Kufitare në veri të vendit janë mbyllur për qarkullim si pasojë e barrikadave të vendosura, ftohen qytetarët që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

“Si masë paraprake të sigurisë, përderisa rrugët janë të bllokuara në drejtim të pikës kufitare Jarinjë, Policia e Kosovës të njëjtën e ka mbyllur përkohësisht për qarkullim, andaj qytetarët të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim”.

Policia e ka konsideruar këtë vendim si masë paraprake të sigurisë, pasi serbët lokalë kanë bllokuar disa rrugë në veri, si shenjë pakënaqësie për arrestimin e ish-pjesëtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk kanë fund surprizat në Kupën e Botës në Katar.…