Policia me aktivitete të shtuara në trafik

15 qershor 2021 | 17:12

Policia e Kosovës ka njoftuar se bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit.

“Një prej objektivave parësore për Policinë e Kosovës është edhe ofrimin i sigurisë rrugore për pjesëmarrësit në komunikacion dhe parandalimi i aksidenteve, andaj sipas planifikimeve operacionale, parashihen aktivitete të shtuara me qëllim që të parandalohen aksidentet dhe të rritet siguria në trafik”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

“Veç aktiviteteve policore në këtë aspekt, Policia e Kosovës ka njoftuar se dje veç patrullimit, pikave të kontrollit në identifikimin e kundërvajtësve, NJRKRR-ja (Njësia Rajonale e komunikacionit rrugor, në bashkëpunim me NJSO-në ka pasur kontroll me përdorimin e dronëve dhe është vëzhguar hapësira ajrore, në mënyrë që të ndikohet direkt në preventiven e sigurisë rrugore, duke identifikuar kundërvajtësit të cilët gjatë ngasjes së automjeteve bien ndesh me rregullat e trafikut rrugor”, ka njoftuar policia.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë këtij plani janë konfiskuar 12 patënshoferë për tejkalime në vende të ndaluara me shenja horizontale, kthesa dhe tejkalime të kolonës së mjeteve.

“Policia e Kosovës, për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për drejtuesit e automjeteve të cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut, nuk do të bëjë asnjë tolerim, do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka…