Policia me njoftim të rëndësishëm për ata që kanë konkurruar për policë

18 shkurt 2022 | 16:31

Policia e Kosovës ka njoftuar se të gjithë personat që janë përzgjedhur nga fazat e mëparshme, që nga e hëna (21.02.2022) do të fillojë testimin me shkrim.

“Testimi me shkrim do të jetë i hapur dhe transparent. Testimi me shkrim do të mbahet në Akademinë për Siguri Publike në Vushtrri dhe do të zgjasë deri më 28.02.2022”.

“Kandidatët ditën e zhvillimit të testimit me shkrim duhet të kenë: maskën mbrojtëse, certifikatën e vaksinimit me të paktën dy doza të vaksinës ose një dozë e vaksinës ‘Johnson’ kundër Covid-19. Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës përkatëse se kanë kundër indikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi duhet të paraqesin testin ‘RT-PCR’ brenda 48 orëve ose certifikatën me një dozë jo më e vjetër se një muaj, numrin e aplikacionit dhe letërnjoftimin”, ka njoftuar policia.

Rekomandohen kandidatët (aplikantët) që të kontrollojnë listat tashmë të bëra publike në linkun: https://www.kosovopolice.com/wp-content/uploads/2022/02/21.02.2022-1.pdf

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
53-vjeçari nga Kameruni, Josoue Ngankam që u kap një ditë…