Policia me plan operativ në veri për Krishtlindjet Ortodokse
Policia e Kosovës ka ndërmarrë plan operativ me rastin e festës së Krishtlindjeve Ortodokse.
Kështu ka thënë zëdhënësi i Policisë, Veton Elshani.
“Policia e Kosovës ka marrë masa që gjatë festave të Krishtlindjeve në veri të Kosovës çdo gjë të shkojnë pa problem. Ne kemi një plan operativ si gjithmonë për festat fetare dhe festat tjera. Janë vendosur një numër i mjaftueshëm i policëve. në veri për të garantuar sigurinë”, ka thënë Elshani për “RTV21”.
Elshani ka thënë se aktualisht nuk ka frikë se do të ketë ndonjë problem dhe duke uruar të gjithë besimtarët për festën u tha që të festojnë në paqe.
“I urojmë Krishtlindjet dhe Krishtlindjet e ardhshme të gjithëve që e festojnë këtë festë kudo, e veçanërisht banorëve të rajonit tonë dhe përgjegjësisë. Urojmë mbi të gjitha shëndet në familje, paqe dhe të gjitha të mirat”, ka thënë Elshani.