Policia me plan operativ ‘Siguria në trafik 2021’
Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal në Gjilan në vazhdën e implementimit të planit operativ “Siguria në trafik 2021”, të premten në orët e paradites kanë vazhduar me kontrolle të shtuara të veturave dhe mjeteve transportuese me qëllim të preventimit dhe parandalimin e aksidenteve në trafik, në rrugën magjistrale Gjilan-Ferizaj, punë kjo që do vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Në kuadër të këtij plani bashkë me oficerët e trafikut rajonal kanë asistuar edhe Njësitet e specializuara me kontrolle përmes dronit.
Vëzhgimi i rrjedhës së komunikacionit dhe qarkullimi i veturave në rrugët nacionale për mes dronit po ndihmon në identifikimin e kundërvajtësve që bëjnë shkelje ligjore gjatë vozitjes, kryesisht “tejkalimi në vijë të plotë, tejkalimi i kolonës së disa veturave, tejkalimi në udhëkryqe apo në vende me dukshmëri të zvogëluar”.
“Efekti i punës përmes kontrolleve me dron, qartë po duket se është i dobishëm dhe ndjeshëm ka ndikuar që të kemi më pak aksidente në rrugët nacionale. Vlen të ceket se gjatë njëzet e katër orëve të fundit janë shqiptuar gjithsej nëntëdhjetë e tri (93) gjoba të ndryshme përfshirë edhe konfiskimin e pesë patentë shoferëve në raste të kundërvajtjeve të ndryshme si ‘tejkalim në vijë të plot, tejkalim i shpejtësisë së kufizuar në bazë të shenjave të trafikut’, etj”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Me tej në këtë njoftim theksohet se: “Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal në Gjilan në vazhdimësi kërkojnë nga vozitësit dhe gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes maksimal dhe të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacion gjatë qarkullimit në rrugë sepse zero tolerancë do të aplikohet ndaj secilit pa dallim që bie në kundërshtim me ligjin”.