Policia mësyn me armë dhe maska në ambientet e “Ora News” dhe “RTV Ora”
03 gusht 2020
| 17:20
Forcat e Policisë së Shtetit kanë mësyrë ditën e sotme në ambientet e televizionit “Ora News” dhe “RTV Ora”. Aksioni i policisë, të cilët janë me maska dhe të armatosur me automatik, erdhi pas vendimit të SPAK për sekuestrimin e pasurive të pronarit “Yldon Media Grup”, Ylli Ndroqi.
Më herët, avokatët deklaruan se vendimin e SPAK do t’a apelojnë, ndërsa e cilësuan sekuestrimin e medias si një akt politikë.
Ajo që nuk kuptohet është prezenca e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të armatosur rëndë, kur bëhet fjalë për një ambient mediatik ku ka vetëm gazetarë//shekulli