Policia: Molliqaj kishte ftesë për paraqitje vullnetare por nuk e kishte përfillur
01 shkurt 2022
| 22:27
Policia e Kosovës ka dalë me njoftim për arrestimin e kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj.
Policia ka njoftuar se Molliqaj është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.
Sipas njoftimit të policisë, Molliqaj ka pasur ftesë për paraqitje vullnetare, por ai nuk e kishte përfillur.
“Policia kishte kërkuar të njëjtin në adresat e banimit dhe nuk e kishte hasur të njëjtit i kishte lënë edhe një ftesë për paraqitje vullnetare por i dyshuari nuk e kishte përfillur”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Policia ka treguar se pas arrestimit i dyshuari është dërguar në stacionin dhe si vijimësi e hapave të nevojshëm procedural, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.