Policia ndaloi 117 persona që s’respektuan urdhëresat e lëvizjes

12 prill 2020 | 11:33

117 persona janë ndaluar për 24 orë nga Policia e Kosovës pasi nuk kanë respektuar urdhëresat për kufizim të qarkullimit për shkak të koronavirusit. 58 persona të dyshuar janë regjistruar në rajonin e Prishtinës, ndërsa në këtë rajon ishin 25 raste të shkeljes së urdhëresave. Nga 18 raste në rajonin e Prizrenit janë ndaluar 32 persona. Në total, janë regjistruar 61 raste të shkeljeve në nivel vendi. Komunat e Kosovës të shtunën morën vendim që ta vazhdojnë kufizimin e qarkullimit prej orës 17:00 deri në orën 06:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushqimet që jeni duke ngrënë derisa jeni të vetizoluar nga…