Policia ndaloi 21 emigrant në Bogorodicë dhe Dorjan
Policia e Maqedonisë dje në dy raste të veçanta në vendkalimin kufitar Bogorodicë dhe në vendkalimin Dojrani i Vjetër i zbuloi 21 emigrantë.
Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se mbrëmë rreth orës 22:45 në afërsi të fshatit Miletkovë e Gjevgjelisë nga patrullat e Stacionit policor për Vendkalimin kufitar Bogorodicë është ndaluar një automjet motorik “Fiat – Dukato” me targa bullgare i drejtuar nga M.D. (28) nga Strumica. Nga nëpunësit policorë është bërë kontroll me ç’rast janë gjetur 15 emigrantë prej të cilëve tetë sirianë, pesë pakistanezë dhe dy irakianë të cilët janë arrestuar. Për rastin është njoftuar Prokuroria publike dhe M.D. është privuar nga liria dhe i është dorëzuar Stacionit policor Gjevgjeli.
Dje në mëngjes rreth orës 07.40 për hyrje në Republikën e Maqedonisë është paraqitur një automjet motorik “Iveko” me targa të Kumanovës dhe një rimorkio e markës “Shmitz” me targa të Kumanovës drejtuar nga A.K. (37) nga Kratova. Gjatë matjes automjeti ka treguar ngarkim më të madh se pesha e përgjithshme, me ç’rast është ndaluar në Vendkalim për kontroll të jashtëzakonshëm.
Rreth orës 11,40 nga nëpunësit policorë nga Vendkalimi kufitar Dojran i Vjetër janë vërejtur persona të panjohur se si dalin nga automjeti dhe drejtohen nga Republika e Greqisë, me ç’rast të njëjtit janë arrestuar. Më pas është përcaktuar se bëhet fjalë për tre persona të rritur dhe tre minorenë të moshës prej 12, 14 dhe 16 vjeç të gjithë nga Afganistani, si dhe një person i rritur nga Bangladeshi.