Policia ndalon dy persona që bënin gara ilegale të shpejtësisë
28 mars 2024
| 10:39
Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit operativ “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë” më 28 mars në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” në Trudë ka ndaluar dy persona të dyshuar duke bërë gara ilegale të shpejtësisë.
Ndaj të dyshuarave janë shqiptuar gjoba sipas ligjit të trafikut dhe janë larguar nga trafiku për procedura tjera ligjore.