Policia ndalon liderin e protestave në Armeni
22 prill 2018
| 13:07
Lideri i protestave në Armeni, Nikol Pashianian është ndaluar nga policia dhe është dërguar në stacion policor.
Ai është arrestuar pak kohë pasi bisedimet në mes të tij dhe kryeministrit, Serzh Sarkisian kanë dështuar.
Pashinian është konfrontuar me zyrtarët policorë gjatë protestës. Policia ka përdorur bomba tymi për të ndaluar protestuesit.
“Njerëzit duhet ta lirojnë Nikol Pashinianin”, ka thënë ligjvënësi opozitar, Sasun Mikaelyan.
Në Armeni, për të dhjetën ditë me radhë protestuesit po kundërshtojnë zgjedhjen e Sarkisian në postin e kryeministrit.
Ai ka shërbyer për dy mandate si president.
Më herët gjatë ditës, Pashinian dhe Sarkisian ishin takuar. Sarkisian ishte larguar nga takimi duke e akuzuar ligjvënësin opozitar se po e “shantazhon”.