Policia ndalon një shtetas serb në Jarinjë për mosdeklarim të parave
20 maj 2022
| 23:10
Sot, rreth orës 15:00, pranë brezit kufitar në Jarinjë, patrulla policore kufitare ka ndaluar një veturë të cilën e drejtonte një person shtetas i Serbisë.
Gjatë kontrollit janë gjetur 12.665 (dymbëdhjetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e pesë) euro dhe 363.080 (treqind e gjashtëdhjetë e tremijë e tetëdhjetë) dinar (valutë e Serbisë), të holla këto të pa deklaruara.
Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti me paratë i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme.