Policia ndalon një veturë me targa të Shqipërisë, gjen sasi narkotikësh
06 tetor 2024
| 08:59
Dje është ndaluar një veturë me targa të Shqipërisë të cilën po e drejtonte një shtetas i Shqipërisë.
Gjatë kontrollit atij i është gjetur një sasi narkotikësh.
Me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt.
“POSEDIM I NARKOTIKËVE- Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë / 05.10.2024 – 12:00. Njësitet policore pasi kanë ndaluar veturën me targa të Shqipërisë të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari shqiptar shtetas i R. Shqipërisë, gjatë kontrollit te i njëjti dhe i dyshuari tjetër kosovar/pasagjer në veturë kanë gjetur dhe konfiskuar 11.1 gramë substancë të dyshuar të llojit marihuanë dhe 1.5 gramë substancë narkotike tjetër. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.”