Policia ndalon tri vetura në Prizren, sekuestrohen armë ilegale
Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Jashkovë të Prizrenit ka ndaluar tre persona, ku kanë sekuestruar tre armë të gjata gjysmë automatike.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur edhe rreth 30 fishekë.
Nga ky rast tre persona janë shoqëruar në stacion policor dhe më pas janë liruar në porocedurë të rregulltë.
Por, kjo nuk ishte e gjitha, Policia në patrullim e sipër ka ndalura edhe dy vetura tjera në rrugën malore Lubiqevë-Jeshkovë.
Në dy automjet janë gjetur edhe dy armë tjera. Gjithashtu të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i Policisë:
“Sekuestrohen 3 pushkë gjysëm automatike në Prizren
Sot me datë 14.01.2024, rreth orës 14:05 policia ka marr informacion se mbi fshatin Jeshkovë, Prizren pran disa shtëpive malore, dyshohet se janë disa persona të armatosur, si duket kan dal për gjueti.
Patrullat policore janë nisë në atë drejtim dhe në rrugën malore mbi fshat kanë has dhe e kanë ndaluar një automjet, në automjet gjendeshin 3 persona. Gjatë komtrollit të automjetit u gjetën tre armë të gjata, pushkë gjysëm automatike si dhe nje rreth 30 fishek.
Të dyshuarit janë shoqëruar për në Stacionin Policor në Prizren ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.
Armët e gjetura ishin pa leje nga organet kompetente dhe me urdhër të prokurorit janë sekuestruar, ndërsa të dyshurit janë liruar me procedur të rregullt.
Bazuar nē informatën e njëjt patrullat policore kanë ndalura edhe dy vetura në rrugën malore Lubiqevë-Jeshkovë.
Në dy automjet janë gjet edhe dy armë tjera.
Gjithashtu të dyshuarit pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës janë liruar me procedurë të rregullt, ndërsa armët pasi qëshin pa leje janë sekuestruar”, thuhet në njoftimin e policisë.