Policia ndan mirënjohje për drejtorin e SHSKUK-së
Në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellë, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, në emër të drejtorit të përgjithshëm, Gazmend Hoxha, ka ndarë “Mirënjohje” për drejtorin e SHSKUK-së, Elvir Azizi.
Ky çmim u dha për bashkëpunimin dhe kontributin e tij në implementimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet SHSKUK-së dhe Policisë së Kosovës (PK), për ofrimin e shërbimeve mjekësore për personelin policor.
Mirënjohje gjithashtu janë ndarë edhe për Osman Hajdarin drejtor i QKUK-së dhe Gëzim Murselin drejtor i Qendrës Kombëtare Sportive.
Këto mirënjohje janë shprehje e vlerësimit për punën dhe angazhimin e tyre të veçantë në përmbushjen e objektivave të përbashkëta dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore për zyrtarët policor.