Policia ndërmerr të gjitha masat për festivalin “Sunny Hill”
Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për rregullimin e trafikut, me rastin e mbajtjes së festivalit “Sunny Hill”, i cili do të mbahet në parkun e Gërmisë nga sot deri më 12 gusht 2018.
“Policia në bashkëpunim me Lomunën e Prishtinës, për të evituar bllokadat në rrugë, kolonat e gjata të automjeteve, aksidentet eventuale, për të mundësuar një transport publik të qytetarëve në suaza të normales, do të veprojë në të gjitha rrugët të cilat lidhen me rrugën kryesore që lidhë qytetin me parkun e Gërmisë, duke formuar pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të automjeteve, si dhe vendosjen e rregullit përgjatë atyre rrugëve”, ka njoftuar Policia e Kosovës
Ndalja dhe ridrejtimi i të gjitha veturave, përveç atyre të banorëve të lagjeve që lidhen më parkun Gërmia (Sofali, Tauk Bahqe), autobusëve të Trafikut Urban, automjeteve të Emergjencës, tëHortikulturës, KRM “Pastrimi”, Drejtorisë së Inspeksionit të Prishtinë, KFOR-it, EULEX-it si dhe veturave të PK-së do të bëhet në:
-Kryqëzimin e rrugëve “1 Tetori”, “Nazim Gafurri” dhe “Ymer Lutfi Paçarizi” (kryqëzimi Velani);
-Kryqëzimin e rrugëve “Nazim Gafurri”, “ Xhavit Ahmeti” dhe “ Dr. Lec Gradica” (kryqëzimi të ish rruga Bledi);
-Kryqëzimin e rrugëve “dr. Shpëtim Robaj” me atë të Sofalisë në drejtim të Pishinës dhe parkut “Gërmia”.