Policia ndëshkon dy kundërvajtës për gara të kundërligjshme në trafikun rrugor
28 maj 2024
| 11:43
Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka identifikuar dhe ka marrë masa ligjore ndaj dy shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor.
Kundërvajtësit janë hasur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor ishin duke bërë gara shpejtësie me vetura duke penguar dhe rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor.
Kundërvajtësve u janë shqiptuar gjobat prej katërqind (400) euro, katër (4) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-marrja e patentë shoferit në kohëzgjatje prej dhjetë (10) muajsh.