Policia në aksion, cak laboratorët mikrobiologjik në Ferizaj

16 dhjetor 2021 | 22:08

Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbi bazën e disa informacioneve që ka pranuar, se në disa laboratorë mikrobiologjik në Ferizaj janë duke u lëshuar teste PCR SARS COV-19 në mënyrë të falsifikuar dhe kundërligjorë, sot rreth orës 10:40 në Ferizaj ka zhvilluar një operacion të përbashkët edhe me Inspektoratin Shëndetësorë.

Gjatë këtij operacioni, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj  janë kontrolluar dhe legjitimuar 4 lokacione të laboratorëve në Ferizaj dhe në njërin prej tyre ka rezultuar se, përveç disa shkeljeve që është konstatuar, Inspektorati Shëndetësorë ka vërtetuar se një nga testet PCR SARS COV-19 që është lëshuar, rezulton të jetë i falsifikuar dhe ky laborator është mbyllur për kohë të pacaktuar.

Sektori Rajonal i Hetimeve ka identifikuar personin qe ka lëshuar këtë test, me inicialet K.XH (M/K) i moshës 40 vjeçar që ishte punëtorë i kësaj poliklinike dhe të njejtin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.

Me vendim të Prokurorit ndaj tij është inicuar rast penal “Rastet e Posaçme te falsifikimit të dokumentit” për procedura të mëtejme hetimore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lewis Hamilton me Mercedes dueloi i vetëm ndaj dy pilotëve…