Policia në aksion në parandalim të aksidenteve

22 tetor 2021 | 14:19

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar me aksionet e saja në identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion me synim parandalimin të aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Ky aksion, po realizohet nga policë me rroba civile nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor e Ferizajt në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizaj në rrugët magjistrale dhe lokale në tërë rajonin Ferizajt .

Patrulla e policisë me automjet dhe rroba civile identifikon kundërvajtësit e ndryshëm në lëvizje dhe për çdo kundërvajtje që shkaktojnë shoferët lajmëron patrullën tjetër me uniformë të stacionuar larg tyre dhe ndalojnë ata shofer kundërvajtës dhe u shqiptohen gjoba.

Gjithashtu një patrullë tjetër me automjet dhe rroba civile identifikon kundërvajtësit e ndryshëm në lëvizje , nëpër lokacione të ndryshme, në rrugë lokale dhe të njëjtit ndalohen dhe u shqiptohen gjoba kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kush nuk ka shkuar në Bruksel dhe nuk është ndalur…