Policia në Ferizaj has në një qytetar të moshuar që s’di të flasë, u kërkon familjarëve që të lajmërohen
Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një qytetari të moshuar, për të cilin thonë se është paraqitur në stacionin në Ferizaj, dhe nuk di të flasë.
Policia përmes një komunikate për media, ka kërkuar nga familjarët e tij, apo personat që e njohin, që të lajmërohen në stacionin policor në Ferizaj.
Qytetari në fjalë, aktualisht ndodhet në stacionin e policisë në Ferizaj.
Njoftimi i plotë:
Kërkesë për bashkëpunim me qytetarë – Person i humbur
Sot, rreth orës 14:00 policia e stacionit në Ferizaj, në rrugën ” Zenel Hajdini” në Ferizaj ka hasur në një person të humbur i moshës së shtyer, i cili nuk din të flas.
Lusim familjarët e tij, apo personat që mund ta njohin, të lajmërohen në stacionin policisë në Ferizaj, përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ apo të thërrasin në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Aktualisht ai është në stacionin e policisë në Ferizaj.