“Policia në gjendje të rëndë, Qeveria urgjent të merret me të”, alarmon eksperti i sigurisë
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi përmes një postimi në facebook ka pohuar se policia e Kosovës është në gjendjen më të rëndë qysh nga themelimi i saj.
Sipas tij, për shkak të përfundimit të kontratave dhe mos nënshkrimit të kontratave të reja policia po përballet me vështirësi.
Ai shtoi se jashtë përdorimit janë edhe një numër i madh i automjeteve sepse iu ka kaluar regjistrimi.
“Një numer i madhë i automjete policore janë jasht përdorimit, sepse ju ka skafuar regjistrimi, pastaj flota e policisë është në grevë dhe nuk punon për të riaftësuar mjetet motorike të cilat kanë regjistrim valid, por janë jasht përdorimit për arsye teknike.”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Policia e republikës së Kosovës në gjendjen më të rëndë që nga themelimi i sajë.
Për shkak të përfundimit të kontratave dhe mos nënshkrimi i kontratave të reja me institucione afariste, Policia e Kosovës është duke u përballur një situatë tejët të rëndë për kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive ligjore.
Një numer i madhë i automjete policore janë jasht përdorimit, sepse ju ka skafuar regjistrimi, pastaj flota e policisë është në grevë dhe nuk punon për të riaftësuar mjetet motorike të cilat kanë regjistrim valid, por janë jasht përdorimit për arsye teknike.
Policia ka dështuar arritjën e nënshkrimit të kontratave për furnizime me paisje policore si: Uniforma, Këpuca, Çizme, municione e shumë shërbime të tjera.
Fakti se policia e republikës së Kosovës, nuk ka arritur të siguroj kontratat me institucionet relevante për ofrimin e shërbimeve apo furnizimëve, ka probleme serioze në zbatimit e përgjegjësive ligjore.
Qeveria e Kosovës, përkatësisht ministria e punëve të mbrendëshme duhet urgjentisht të krijoj një ekip të përbashkët dhe me proceduara të përshpjetuara të realizoj kontratat me shërbyes dhe furnitorë për plotsimin e nevojave policore përkryerjene detyrave të tyre, në kundërtën me mos veprime mund të cenojmë sigurinë.
Policia e republikës së Kosovës është reaguesi i parë i sigurisë, andaj ky institucion duhet të jetë i përmbushur me mjete operative dhe jo operative për kryerjen e detyrave dhe detyrimëve ligjore.