Policia në Gjilan për një muaj shqiptoi 5 mijë e 677 gjoba
Drejtoria rajonale e Policisë së Kosovës, konkretisht njësitet policore të drejtorisë rajonale në Gjilan ka shqiptuar 5 mijë e 677 gjoba.
Përmes një komunikate për media, në muajin mars gjatë aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna ndaj kundërvajtësve në komunikacionin rrugor janë shqiptuar në total 5 mijë e 677 gjoba.
“Këto gjoba kanë të bëjnë me kundërvajtjet: pa brez të sigurisë janë shqiptuar 711 gjoba , për tejkalim në vijë të plotë 51 gjoba, drejtimi i mjetit pa patentë shofer 145 gjoba, gjendja jo e rregullt teknike e automjetit 82 gjoba, skadimi i afatit të regjistrimit 123 gjoba, përdorimi i telefonave mobil 3 23 gjoba, xhamat e errët 125 gjoba, drejtimi nën ndikimin e alkoolit 5 gjoba dhe kundërvajtje të tjera”, ka njoftuar policia.
Drejtoria rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan, ka ftuar qytetarët që të jenë shumë të kujdesshëm derisa vozitin mjetet e tyre të transportit.