Policia në Hong Kong përgatitet për protesta
Policia në Hong Kong ka kontrolluar transportet publike që çojnë në aeroport, para protestës së radhës në rrugët e Hong Kongut në fundjavën e 14-të demonstrave të dhunshme.
Policia ka ndaluar të paktën një autobus që po shkonte për në aeroport para protestës që pritet të fillojë pasdite të shtunën.
Vetëm udhëtarët janë lejuar të vazhdojnë rrugën për në aeroport. Këto masa janë ndërmarrë për t’i ikur kaosit të fundjavës së kaluar kur protestuesit bllokuan rrugët si dhe u shkaktuan shumë dëme materiale gjatë përplasjes me policinë.
Udhëheqësja e territorit gjysmë-autonom, Carrie Lam në fillim të kësaj jave, e ka tërhequr projekt-ligjin për ekstradim, që ka nxitur protesta për disa muaj, duke thënë se shpreson që vendi të mos përballet më me këtë situatë.
Projektligji mundësonte ekstradimin e banorëve të Hong Kongut në pjesët tjera të territorit kinez.
Ajo është zotuar se bashkë me zyrtarë tjerë “do t’i drejtohen komunitetit për të nisur dialog të drejtpërdrejtë”, duke shtuar se “neve na duhet që patjetër të adresojmë pakënqësitë në shoqëri dhe të gjejmë zgjidhje”.