Policia: Në koordinim me prokurorin po hetojmë vdekjen e gazetares Rexhepagiqi

16 prill 2020 | 11:46

Policia e Kosovës ka dhënë hollësi të tjera për vdekjen e këngëtares dhe gazetares së njohur Violeta Rexhepagiqi. Sipas policisë, në mëngjes është informuar se në një shtëpi në rrugën “Ferid Dragaj” në Prishtinë një person është pa shenja jete. “Pasi kemi marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka hasur në viktimën femër, e cila ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka bërë me dije zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Aktualisht njësitet policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”, shtoi ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas masave të fundit qeveritare, të cilat kufizojnë lëvizjet e…