Policia në manifestimin e Vidovdanit ia gjeti një qytetari në organin gjenital flamurin serb
28 qershor 2024
| 17:36
Sot serbët janë mbledhur në Gazimestan për ta festuar manifestimin e Vidovdanit.
Në lidhje me këtë manifestim, Policia e Kosovës pati kontrolle të rrepta për pothuajse të gjithë pjesëmarrësit.
E në një moment, policia ia gjeti një serbit, flamurin e shtetit të Serbisë në pjesën e organit gjenital.
Kontrollet e policisë u kryen me qëllim për të kuptuar nëse pjesëmarrësit patën mbishkrime nacionaliste.