Policia në Pejë arreston personin që e kërcënoi Milaim Zekën
30 mars 2020
| 18:09
Policia e Pejës ka arrestuar një person i cili ka kërcënuar në rrjetin social “Facebook”, kryetarin e Partisë Euroatlantike, Milaim Zekën.
Kishte shkruar në faqen zyrtare të partisë së Milaim Zekës, se ky i fundit duhet të vritet. E për kërcënimin që bëri në “Facebook”, F.L nga Peja u arrestua nga policia.
E rastin për “Express”, e ka konfirmuar edhe zyra për informim e policisë së Pejës.
“Mund të konfirmojmë arrestimin e një personi për veprën penale “Nxitje e përqarjes dhe mosdurimit”. I dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë. Lidhur me rastin është lajmëruar edhe prokurori kujdestar dhe po kryhen të gjitha hetimet e nevojshme”, kanë thënë policia.