Policia në Prizren shqiptoi 371 gjoba për mosrespektim të masave anti-Covid
Gjatë vikendit, policia në Prizren ka kryer aktivitete në të gjithë rajonin e kësaj komune në parandalim dhe kontrollim të zbatimit të masave për luftimin e pandemisë Covid-19.
Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave “anti-Covid19” në rajonin e Prizrenit, policia ka shqiptuar 371 fletëparaqitje për personat të cilët nuk i kanë respektuar këto masa në bazë të ligjit 07/L-006, ndërsa ka asistuar Inspektorët komunal në tetë raste.
“Aktiviteti kryesor i policisë kishte për kontrolle rrugët dhe sheshet kryesore dhe në zonat ku kishte frekuentim të qytetarëve, sidomos në orët e mbrëmjes kur një pjesë e qytetarë shfrytëzonte kohën e shëtitjes pas iftarit”.
“Nga sot, me datë 19 prill 2021, aktiviteti i policisë do të jetë në zbatim të vendimit të qeverisë Nr. 01/07 për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19”, ka njoftuar Policia e Kosovës.