Policia në rajonin e Mitrovicës së jugut realizon kontrolle të jashtëzakonshme
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë në vazhdimësi po ndërmerr masa dhe veprime parandaluese.
Në saj të kësaj, në përputhje me autorizimet hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në mbështetje edhe të njësive tjera, në tri ditët e fundit në orët e mbrëmjes kanë realizuar kontrolle në disa lokale në qytetet Mitrovicë e Jugut, Vushtrri e Skenderaj.
Kontrollet e jashtëzakonshme janë realizuara në lokacione të ndryshme, ku janë kontrolluar mbi 600 persona, ku përveç një rasti në një lokal (kafiteri) në Mitrovicë, ku të një person është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë, tek personat tjerë nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme.
Gjatë realizimit të këtyre kontrolleve, policia është përkujdesur që të gjitha masat e ndërmarra të jenë në përputhje me ligj dhe akte tjera normative duke respektuar të drejtat dhe liritë e çdo qytetari.
Policia, falënderon qytetaret për mirëkuptim gjatë kontrolleve të kësaj natyre, që kanë për qëllim parandalimin e gjërave të kundërligjshme që hasen në posedim te qytetarët.