Policia në Shkabaj sekuestron aparate për prodhimin e kriptovalutave

04 prill 2022 | 21:19

Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor të Veriut pas marrjes së informatave në rrugë operative, kanë realizuar një operacion bastisje i cili ka rezultuar me gjetjen e aparaturave për prodhimin e kriptovalutave.

Operacioni është zhvilluar në një lokal në fshatin Shkabaj të Komunës së Prishtinës, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar katër riga me gjithsej tridhjetë pajisje për prodhimin e kriptovalutave, të cilat ishin të kyçura dhe funksionale.

Përveç njoftimit të zyrtarëve të ATK-së, në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe zyrtarët e KEDS-it, si dhe zyrtarët doganorë, për të proceduar më tej me rastin.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit rasti është iniciuar “Prodhim i ndaluar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka…