Policia në Shqipëri arreston dy ukrainas, si dhe konfiskon disa kilogramë kanabis dhe armë

16 gusht 2023 | 22:30

Policia në Shqipëri tha se i ka arrestuar gjashtë persona, përfshirë dy ukrainas, si dhe i ka konfiskuar disa kilogramë kanabis dhe armë, në një operacion ndërkombëtar antidrogë në Detin Adriatik. Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, tha se trafikantët do të shkëmbenin në det kanabis sativa me lëndë të tjera narkotike.

Në mesin e të arrestuarve është edhe një ish-punonjës i Policisë së Shtetit. “Trafikantët i vunë flakën një veliere ku ndodhej drogë dhe pajisje të tjera, sapo pikasën policinë dhe kanë tentuar të largohen me një barkë të vogël shpëtimi, por janë kapur në flagrancë”, tha Policia.

Policia sqaroi se aksioni nisi pas njoftimit se “një skaf u nis me shpejtësi nga Laguna e Patokut në Kurbin me drejtim jug-perëndimin”. Operacioni i koduar “Flakët e detit” i kryer nga Policia e Shtetit, është koordinuar dhe mbështetur nga Guardia di Finanza, Interforca italiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia ka regjistruar temperaturë rekorde prej 49.5 gradësh Celsius, teksa…