Policia në Shtime me fushatë sensibilizuese “Mos parko”

12 korrik 2023 | 12:08

Policia e stacionit në Shtime në bashkëpunim me Komunën e Shtimes ka realizuar një fushatë sensibilizuese për parkingjet e parregullta, që u mbajt në qytetin e Shtimes.

Qëllimi i kësaj fushate ishte sensibilizimi i drejtuesve të automjeteve, pjesëmarrës në komunikacion, për parandalimin e kundërvajtjeve në komunikacion, parkingjet e parregullta, bllokimin e trotuareve, bllokimin e shtigjeve të biçikletave, hapësirave tjera publike dhe kujdesin ndaj këmbësorëve.

Policia me këtë rast shpërndau edhe disa fletëpalosje me disa porosi për shoferët.

“Ishte kjo edhe një përpjekje e policisë që të ndërgjegjësojnë të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, me theks të veçantë që drejtuesit e automjeteve mos të parkojnë automjetet e tyre në mënyrë të parregullt dhe të shtojnë kujdesin ndaj këmbësorëve. Pas kësaj fushate, veç vërejtjeve policore, policia e stacionit në Shtime për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët parkojnë automjetet e tyre në kundërshtim me rregullat dhe ligjet e komunikacionit, do të vendos në xhamin e secilit automjet, njoftimin për paraqitje të obligueshme në stacionin e policisë dhe shoferit do t’i shqiptohet gjoba”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi Komunal i Rahovecit shkarkoi kryesuesin, Defrim Kafexhiun, i cili…