Policia në Skenderaj konfiskon një armë zjarri
Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, mbrëmë kanë identifikuar një person të dyshuar nga i cili është konfiskuar një armë.
Konfiskimi i armës është bërë mbi dyshime të bazuara pasi që dje në orët e mbrëmjes në fshatin Llaushë, në shtëpinë e të dyshuarit J.SH., 38-vjeçar, kishte aheng dhe kishte pasur të shtëna, ku në vend të ngjarjes janë gjetur 15 gëzhoja.
Në cilësi të provave materiale nga i dyshuari është konfiskuar një armë e llojit “Zoraki”, një karikator i zbrazet, 40 fishek dhe 15 gëzhoja. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari J.SH., 38-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”.