Policia në Skenderaj konfiskon një armë zjarri
10 dhjetor 2023
| 15:38
Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, kanë konfiskuar një armë të gjatë me njëzetë fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armëmbajtje.
Arma është konfiskuar në rrugën “Azem Bejta” pasi që pas një mosmarrëveshje i dyshuari ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari mashkull/kosovar 55-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tije janë iniciuar raste për veprat penale “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve” dhe “lëndim i lehtë trupor”.