Policia: Në veri është ngritur barrikadë e re

17 dhjetor 2022 | 15:14

Policia e Kosovës ka bërë me dije sot se në natën e mbrëmshme është vendosur një barrikadë e re në veri të Kosovës.

Sipas raportit policor, barrikada e re është vendosur “në lagjen Berxhane që shpie për në Zveçan”.

Në një prononcim për Radio Evropa e Lirë, disa orë më parë, zyrtarët policorë për rajonin e veriut, kanë thënë se situata në paraditen e 17 dhjetorit është e qetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një qytetari të…