Policia në Vushtrri konfiskon dy armë zjarri

05 shtator 2023 | 09:53

Gjatë natës së datës 5 shtator, njësitet policore në Vushtrri kanë konfiskuar dy armë zjarri.

Konfiskimi i dy armëve vije si rezultat i angazhimeve në kuadër te planit operativ “Goditja” që është realizuar në rrugën “Ismail Qmaili” në Vushtrri, në kohën kur njësia policore ka ndaluar për kontrolle një automjet ku gjatë kontrollit të detajuar tek dy të dyshuarit në posedim ilegal janë gjetur dhe konfiskuar dy armë të llojit pistoleta me 15 fishekë, për të cilat të dyshuarit nuk posedonin leje për armë.

Në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar A. B., 22 vjeç dhe K. M., 27 vjeç, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, të njëjtit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një letër urimi ministri i Mbrojtjes i Republikës së…