Policia në Vushtrri konfiskon një armë
Në orët e hershme të mëngjesit të datës 9 shkurt 2023, policia në Vushtrri ka konfiskuar një armë zjarri.
Konfiskimi i armës është bërë nga ana e policisë në kohen kur njësia policore kishte qenë në një pikë kontrolli dhe gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore, në automjet ishte gjetur një armë e llojit pistoletë dhe një karikator me pesë (5) fishekë.
I dyshuari P.R, i moshës 33 vjeçare është shoqëruar në Stacion dhe është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar. Arma dhe karikatori janë konfiskuar dhe janë proceduar si prova materiale.
Pas konsultimit me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për dyshimin e kryerjes së veprës penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.