Policia në Vushtrri konfiskon një armë zjarri

28 gusht 2022 | 10:18

Mbrëmë rreth orës 22:00 njësitet policore në Vushtrri kanë konfiskuar një armë zjarri.

Konfiskimi i armës është realizuar në fshatin Stanovcë të Vushtrrisë, në kohën kur njësia policore po realizonte një kontrolle në një lokal me ç’rast gjatë kontrollit të detajuar te personi i dyshuar në brez i është gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit Pistoletë me katër fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar I.H., 34 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
25 pacientë me Covid-19 po trajtohen në klinikat e QKUK-së…