![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/06/Lajmi-i-fundit.jpg)
Policia në Vushtrri realizon një bastisje, sekuestrohet një armë
22 korrik 2021
| 14:02
Mbi bazën e informacionit dhe dyshimeve të arsyeshme, se një ditë më parë në rrugën “Hys Poopova” ishin dëgjuar të shtëna në aheng, Policia në Vushtrri, në orët e paradites së sotme ka realizuar një bastisje.
Si rezultat i bastisjes është gjetur dhe është sekuestruar një armë e llojit ‘Pistoletë’ me trembëdhjetë fishekë, të cilat do të procedohen si prova materiale.
Në cilësi të të dyshuarit për posedim ilegal të armës është intervistuar i dyshuari: Ç. Z.,44 vjeçar, dhe pas procedurave të intervistimit i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” dhe “Përdorim i armës’.