Policia në zbatim të masave të reja kundër Covidit

01 shtator 2021 | 10:12

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhduar aktivitetet për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, ekipe të përbashkëta të policisë kanë shtuar aktivitetet e tyre në rajonin e Ferizajt.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, gjatë 24 orëve të fundit, përveç 70 vërejtjeve policore, policia ka shqiptuar 469 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar masat si në vendim.

Llojet e gjobave sipas Ligjit.Nr.07/L-006, për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19:

24.2 Drejtuesi i mjetit motorik i cili nuk e respekton vendimin e Organit Kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të përcaktuar, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro.
– Sipas këtij neni janë shqiptuar 4 gjoba

24.3 Personi fizik i cili nuk e respekton Vendimin e Organit Kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të caktuar, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro.
– Sipas këtij neni janë shqiptuar 18 gjoba

24.4 Personi juridik i cili nuk e zbaton vendimin e Organit Kompetent për krijimin e kushteve dhe mbajtjen e distancës së përcaktuar në hapësirat në të cilat janë përgjegjës dënohen me gjobë prej pesëqind (500) euro, ndërsa personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro.
– Sipas këtij neni janë shqiptuar 51 gjoba

24.5 Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e maskës, dënohet me gjobë prej tridhjetëepesë (35) euro.
– Sipas këtij neni janë shqiptuar 395 gjoba

25.2 Personi fizik i cili organizon aktivitete publike dhe jopublike të ndaluara me vendim të organit kompetent, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro dhe ndalimin e aktivitetit.
– Sipas këtij neni janë shqiptuar 1 gjobë

“Këto masa, në masë të madhe janë duke u respektuar nga shumica e qytetarëve, të cilët edhe i falënderojmë, por janë hasur edhe persona të cilët nuk i kanë përfillur të njëjtat dhe ndaj tyre policia ka qenë e detyruar t’u shqiptojë gjoba”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditën e parë të shtatorit pothuajse në secilën pikëkalim…