Policia në zyrat e mediave, Osmani refuzon të përgjigjet për këtë çështje

18 prill 2021 | 11:52

Presidentja Vjosa Osmani, bashkë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë bërë sot homazhe në kompleksin memorial në fshatin Makoc të Prishtinës, për të kujtuar dëshmorët në 22-vjetorine rënies.

Aty Osmani u pyet lidhur me zhvillimet e fundit rreth intervistimit të gazetarëve të gazetës Insajderi, pas publikimit të lajmit se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk ka nënshkruar kontratën për furnizimin me vaksinat antiCOVID. Por, presidentja refuzoi të komentonte duke thënë se në ditët kur kujtohen dëshmorët, nuk mund të flitet për asnjë çështje tjetër

“Të lutem, kur jemi duke i nderuar martirët dhe dëshmorët, nuk mund të kemi mirëkuptim për asnjë çështje tjetër, ju lus që t’i drejtoheni zyrës sonë, në mënyrë që çdo temë tjetër ta trajtojmë atje, pra këtu jemi për t’i nderuar dëshmorët dhe martirët”, ka deklaruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës, kryetari Kuvendit të Kosovës,…