Policia njofton për dy vdekje të dyshimta
Dy vdekje të dyshimta kanë ndodhur në Prishtinë. Në rastin e parë personi që e ka raportuar rastin ka thënë se ai ka pësuar sulm epileptik.
“Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Ndërsa, në rastin e dytë, babai e ka raportuar rastin duke treguar se djali i tij është gjetur pa shenja jete.
“Një mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij viktimë mashkull kosovar, është gjetur dyshohet pa shenja jete. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport.
Tutje, në raport thuhet se me vendim të prokurorit trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në IML për obduksion.