Policia njofton se në disa segmente rrugore do të ketë përkohësisht ndërprerje të trafikut
Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut, të disa segmenteve rrugor, ku pritet të kalojnë eskortat e delegacionit të Shqipërisë që do të vijnë sot në Kosovë për mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve.
Po ashtu ndërpreke të komunikacionit do të ketë dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.
“Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të organizojë seancë të përbashkët me Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, e cila do të mbahet sot, më 20 dhjetor 2024, në ndërtesën
e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Me rastin e seancës së përbashkët, ku pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore nga Shqipëria, Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortave dhe qëndrimit të delegacioneve shtetërore në Kosovë”, thuhet në njoftim.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortave zyrtare, nën përcjellje dhe sigurim, sipas itinerarit të lëvizjeve si dhe zhvillimit të aktiviteteve sipas agjendës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) të disasegmenteve rrugore (ku pritet të kalojnë eskortat) dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do tëketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, bënë të ditur Policia.