Policia nuk e gjen Molliqajn në banesë dhe as në seli të partisë

30 janar 2022 | 21:13

Për sulm ndaj zyrtarit policor, Dardan Molliqaj nuk u arrestua në protestën e së shtunës.

Megjithatë, me kryetarin e Partisë Socialdemokrate, organet e rendit u morën një ditë më pas.

Siç merr vesh “Klan Kosova”, policia provoi të kontaktojë me Molliqajn që ta ftojë për intervistim si i dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar, por ai kishte fikur telefonin e tij.

Të uniformuarit, nuk e gjetën atë as në selinë e partisë dhe as në banesën e tij.

Me organizatorin e protestës kundër shtrenjtimit të rrymës, nuk arriti të bie në kontakt as televizioni gjatë ditës, njofton Klan Kosova.

Megjithatë, kryetari i PSD-së, u lajmërua të dielën, veçse përmes rrjetit social “Facebook”.

Fillimisht, ai paralajmëroi se nëse rryma shtrenjtohet, aksionet e protestat do të vazhdojnë, derisa një vendim i tillë të kthehet prapa.

Ai bëri edhe një postim tjetër më pas, ku mori përgjegjësinë mbi incidentin në protestë.

Megjithatë, tha se një sqarim për rastin është i nevojshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri është infektuar…