Policia nuk e lejon Vuçiqin të shkojë në Banjë, ai niset për në Mitrovicë

09 shtator 2018 | 11:00

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk ka arritur të realizojë vizitën e tij në Banjë të Skenderajt, pasi ai është kthyer prapa nga autoritetet kosovare.

Aleksandar Vuçiq nga Mitovica u është drejtuar përmes telefonit banorëve serb të këtij fshati.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit, dhe të gjitha veprimet e saja do t’i ndërmerr konform autorizimeve ligjore dhe vendimit të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës që ka të bëjë me vizitën e presidentit të Serbisë, për në rajonin e Drenicës”, kështu ka thënë zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani, pas vendimit të kryeministrit Haradinaj që mos t’ia lejojë shkuarjen e Vuçiqit në fshatin Banjë të Skenderajt.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vizita e presidentit serb, Aleksandar  Vuçiq për në Banjë të…