Policia: Nuk ka arsye për të besuar se ngjarja në Deçan është akt terrorist
27 nëntor 2021
| 09:25
Tre persona janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri në drejtim të një autobusi në afërsi të fshatit Gllogjan të Komunës së Deçanit, kanë konfirmuar autoritetet e rendit në Kosovë.
Të shtënat kanë ndodhur të premten, në orët e mbrëmjes.
Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Veton Elshani, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se policia, tash për tash, nuk ka arsye për të besuar se ngjarja në Deçan është akt terrorist.
Sipas tij, policia ka arsye për të besuar se “sulmin e ka kryer një person i vetëm”.