Policia organizon sesion informues lidhur me pasojat e radikalizmit
Policia e Kosovës, bazuar në strategjinë e Policimit në Bashkësi dhe Strategjinë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm si dhe planet vjetore të punës së PK-se, të hënën në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë, ka organizuar një sesion informues me studentët e këtij universiteti ku prezent ishin rreth 75 pjesëmarrës, profesorë dhe studentë.
Me këtë rast, lidhur me pasojat e radikalizmit dhe mundësia e parandalimit dhe ri-socializimi i të të kthyerve, para të pranishmëve prezantuan: kolonel Gazmend Hoxha, drejtor i Divizionit për Siguri Publike në Kuadër të Policisë së Kosovës, si dhe Shkelzen Marevci prezantues dhe zyrtar i Komunës së Ferizajt,
Interesimi për këtë ligjëratë ishte mjaft i madhë duke marr parasyshë edhe pyetjet e parashtruara dhe debatet pas prezantimit të panelistëve.