Policia pajiset me armë të gjata, Prindon Sadriu meritat ia lë Presidentes Osmani
Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, ka treguar që armetë e gjata që sot i kanë ardhur Policisë së Kosovës nga Kroacia janë mëritëe edhe e shefes së shtetit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar një foto të presidentes Osmani nga kompania ‘HS Produkt’, të cilën e kishte vizituar në tetor të vitit të kaluar.
“Tetor 2023: Vizita e Presidentes në kompaninë ‘HS Produkt’ në Karlovac të Kroacisë. ?? Sot, të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës pajisen me armë të gjata nga kompania ‘HS Produkt’”, ka shkruar Sadriu.
Pak qaste më parë, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për arritjen e kontingjentit të armeve të gjata për Policinë e Kosovës.
Ai tregoi se nga sot të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se me blerjen e këtyre armëve për të gjitha patrullat policore anekënd Kosovës do të rritet efikasiteti në luftimin e krimit.
Sipas tij, kjo do të mundësojë një ambient më të qet dhe më të sigurt.
“Nga sot të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata. Me blerjen e këtyre armëve për të gjitha patrullat policore anekënd Republikës së Kosovës rritet efikasiteti në luftimin e krimit me çka mundësohet një ambient më i sigurt, rend publik më i qetë dhe më shumë siguri për zyrtarët tanë policorë. Falënderoj edhe shtetin mik kroat për bashkëpunimin e ngushtë dhe korrekt me institucionet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.